Shifra të larta të infektuarish me Covid, Polonia ndërton spital në stadiumin e futbollit

schedule20:01 - 19 Tetor, 2020

schedule 20:01 - 19 Tetor, 2020

Në të gjithë botën është shënuar një rritje e dukshme e numrit të rasteve të reja me Covid. Polonia është një ndër vendet që për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me Covid duket se po planifikon ndërtimin e një spitali fushor në një stadium futbolli në kryeqytetin, Varshavë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se punimet në stadiumin “PGE Narodowy” filluan të shtunën. Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha se spitali fushor do të kishte një kapacitet prej 500 shtretërish. Objekte të tjera të përkohshme po ndërtohen diku tjetër.

Njoftimi erdhi ndërsa numri i rasteve ditore në shtetin polak arriti një rekord të lartë të shtunën, me 9,622 infeksione.

FILE – This Friday, May 18, 2012 file photo aerial view, made from a hot air balloon, shows the new National Stadium, ready for the Euro 2012 football games, in Warsaw, Poland. The stadium is located in one of Warsaw’s most popular neighborhoods: Saska Kepa, an enclave of towering trees and homes built in the modernist style of the 1920s and 1930s. (AP Photo/Czarek Sokolowski, File)

Ndërkohë në Poloni nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid 180 mijë raste të reja mes të cilëve 3 614 persona kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!