Maqedonia e Veriut gjatë orëve të fundit ka shënuar një shifër rekord të infektuarish. Sipas ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 964 raste nga 7 724 testime dhe kanë humbur jetën 7 pacientë.
Ndërkohë sot instituti për Shëndet Publik nuk ka regjistruar pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Viktimat e 24 orëve të fundit janë 2 të vdekur nga Shkupi (82 dhe 87), 2 të vdekur nga Prilepi (74 dhe 86) dhe një i vdekur nga Resnja (67), Struga (71) dhe Kriva Pallanka (39). Nga “Termini Im” poashtu janë regjistruar edhe 6 persona të vdekur. 2 persona të vdekur nga Gjevgjelia (66 dhe 78) dhe nga një i vdekur nga Shkupi (71), Manastiri (78), Dellçeva (70) dhe Kavadari (76), të cilët kanë vdekur në periudhën 30.12.2021-08.01.2022. Të vdekurit janë të moshës nga 66 deri në 78 vjeç.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 është 236.241, mes të cilëve kanë fituar betejën 215.853 qytetarë dhe kanë humbur jetën 8 055 pacientë. /abcnews.al