Maqedonia e Veriut për të dytën ditë me radhë ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid.
Raporti i fundit i autoriteteve shëndetësore bën me dije se nga7 188 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1 375 qytetarë, ndërsa kujtojmë se një ditë më parë janë konfirmuar 1 197 persona.
Ndërkaq në orët e fundit kanë humbur jetën vetëm 4 persona duke e çuar në 8 000 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 217 persona. Në Maqedonia aktualisht janë të infektuar me Covid 6 818 raste. Gjithashtu sot nga ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj është konfirmuar edhe rasti i parë me “Flurona”. /abcnews.al