Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 87 persona

schedule16:51 - 20 Prill, 2021

schedule 16:51 - 20 Prill, 2021

Shifra të larta të infektuarish me Covid 19 janë shënuar gjatë orëve të fundit në Greqi.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritete shëndetësore vendase bëjnë me dije se numri i rasteve të reja ditore ka shkuar në 3 789 ndërsa kanë humbur jetën 87 persona.

Ndërkohë një ditë më parë numri i të infektuarve ditorë me Covid në Greqi ka qenë 1 607 raste të reja. Ndërkohë mosha mesatare e viktimave nga Covid në Greqi është mbi 70 vjeç.



Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 316,879 mes të cilëve 275,553 kanë fituar betejën me Covid dhe 9,540 qytetarë kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!