Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 52 persona

schedule17:12 - 11 Prill, 2021

schedule 17:12 - 11 Prill, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi  janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 718 raste të reja dhe  kanë humbur jetën 52 persona.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë gjatë orëve të fundit janë bërë 28 887 testime mes të cilave 6 8568 teste molekulare dhe 22 029 testime të shpejta.

Shpërndarja gjeografike e infeksioneve të reja tregon ekzistencën e një ngarkese të madhe virale në tre zona, konkretisht në qendër të Athinës, me 282 raste të reja, në Selanik, me 186 raste të reja dhe në perëndim pjesë e Atikës, me 127 raste të reja.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 293,763 persona dhe kanë humbur jetën 8833 pacientë. /abcnews.al