Greqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar të infektuar me Covid 2 696 raste të reja nga mbi 100 000 testime.
Sipas raportit të orëve të fundit 9 qytetarë kanë humbur jetën dhe 157 të tjerë ndodhen në gjendje të rënë në reanimacion.
Ndërkaq në javën 19-25 korrik 2021, shkalla e pozitivitetit ishte 3.26% në një total prej 540.283 testesh laboratorike (RT-PCR / Rapid-Ag) dhe 0.79% në një total prej 894.838 testesh vetë-diagnostikuese.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 487,771 mes të cilëve kanë humbur jetën 12 911 qytetarë. /abcnews.al