India ka raportuar 412,262 raste të reja, shifra më e lartë në 24 orë që nga fillimi i pandemisë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 21,077,410.
India raportoi gjithashtu 3,980 viktima në 24 orë, dita e nëntë radhazi që vendi shënoi mbi 3 mijë viktima. Numri total i viktimave ka shkuar në 230,168. Vendi është përfshirë nga një valë e dytë e Covid.
Gjatë 30 ditëve, India ka regjistruar 8.3 milion raste. Që nga 22 prilli, më shumë se 300,000 raste janë shënuar çdo ditë./abcnews.al