Shifra të larta në Greqi, mbi 1 mijë raste të reja dhe 47 të vdekur nga Covid

schedule16:43 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:43 - 6 Shtator, 2021

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë raportuar sot 1,765 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) ka njoftuar 47 viktima si pasojë e virusit. Ndërkohë, në terapi intensive po trajtohen 379 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 601.716, nga të cilët 51.0% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 144 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 1,712 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.

Një ditë më parë , u raportuan 1.291 raste të reja dhe 43 vdekje, ndërsa numri i pacientëve të intubuar ishte 381. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!