Viti që lamë pas ka qenë shënuar një rekord për numrin e vizitorëve në Marok. Sipas raportimeve, është shënuar një rekord prej 17.4 milionë turistësh gjatë 2024 me një rritje prej 20 % krahasuar me vitin e kaluar me marokenët që jetojnë jashtë shtetit që përbëjnë pothuajse gjysmën e totalit, sipas një njoftimi të Ministrisë së Turizmit të enjten.
Turizmi përbën rreth 7% të PBB-së së këtij shteti të Afrikës Veriore dhe është një burim kyç i punësimit dhe valutave të huaja.
Numri i vizitorëve këtë vit ishte dy vjet përpara objektivit të parashikuar, tha ministria në një deklaratë. Ajo parashikon që Maroku do të pres 26 milionë turistë deri në vitin 2030, kur do të mbahet Kupa e Botës së Futbollit me Spanjën dhe Portugalinë. / abcnews.al