Shifra rekord/ Nga janari deri në korrik mbi 5 milionë turistë, mbi 4 milionë shtetas nga Aeroporti i Rinasit

schedule14:02 - 16 Gusht, 2023

schedule 14:02 - 16 Gusht, 2023

Turizmi nuk e ndal hovin. Numri i shtetasve që po vizitojnë Shqipërinë ka arritur në mbi 5 milionë vetëm për shtatë muajt e pare të këtij viti, ku 4 milonë prej tyre kanë zgjedhur Aeroportin e Rinasit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Spanja ka më shumë se dyfishin të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, e ndjekur nga Turqia, Mali i Zi, Franca e Italia. Edhe pse në luftë nga shifrat verehet se ka pasur pushues edhe nga Ukraina apo Kina e Largët

Shqipëria si destinacion turistik është marketuar në mediat më prestigjoze në botë, duke u kthyer në një nga vendet më të preferuara për të pushuar jo vetëm gjatë sezonit veror por përgjatë gjithë vitit.

Në periudhën e pare të  të këtij viti, vendi ynë ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas tur operatorëve 2023 pritet që të jetë viti më i suksesshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!