Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifër “stratosferike”, Premier League vazhdon “dominimin” në merkaton e futbollistëve

schedule08:56 - 5 Shtator, 2023

schedule 08:56 - 5 Shtator, 2023

Ashtu siç pritej, kampionati anglez i futbollit, Premier League është sërish kampionati me më shumë para të investuara në këtë hapësire transferimesh lojtarësh, me një total prej 2.78 miliardë euro.

Klubet angleze shpenzuan thuajse sa pjesa tjetër e kampionateve kryesore evropiane të marra së bashku Bundesliga, Ligue 1, La Liga dhe Serie A. Mirëpo, me ndihmën e Fondit të Investimeve Publike, Arabia Saudite është bërë një tjetër “superfuqi” në tregun e shit-blerjes së lojtarëve, me sauditët që katërfishuar shpenzimet kraharuar me rekord e vendosur gjatë merkatos së verës, të vitit 2018-2019.

Ndërkaq, kujtojmë se transferimi i “yllit” portugez, Cristiano Ronaldos tek Al Nassr gjatë merkatos së dimrit ishte pikënisja për transformimin e futbollit saudit. Që atëherë, emra të mëdhenj të futbollit si Neymar, Mane, Karim Benzema, Malcom, Ruben Neves, Otavio e Milinkovic-Savic janë transferuar në Arabinë Saudite. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!