Shifër e frikshme, sa ka shkuar vlera e Khvicha Kvaratskhelia

schedule17:29 - 8 Nëntor, 2022

schedule 17:29 - 8 Nëntor, 2022

Në shënjestrën e skuadrave të mëdha evropiane është Kvitsa Kvaratskelia i cili ka bërë paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Napolit dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij, duke treguar kështu se është ylli në rritje i skuadrës.

Në verë ai u ble nga skuadra italiane për vetëm 15 milionë euro nga Dinamo Batumi dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Sipas një gazete italiane, sulmuesi gjeorgjian ka oferta nga Liverpool dhe Chelsea,  por në “gjirin” për Bayern Munich ka bërë edhe një ofertë të fortë për ta blerë. Megjithatë, transferimi i tij nuk është një detyrë e lehtë.

Drejtuesit e klubit dhe më konkretisht presidenti Aurelio De Laruendis u kanë bërë të qartë të interesuarve për blerjen e 21-vjeçarit se ai do të pranojë vetëm propozime që do të kalojnë 100 milionë euro në fund të sezonit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!