Kur u duk se prodhimi ishte i mbarë një stuhi e papritur breshëri ndryshoi planet dhe shkatërroi gjithë mundin fermerëve të Fierit. Stuhia e pasdites së të shtunës sipas fermerëve zgjati rreh gjysmë ore.
Në Frakull dëmet në bujqësi janë të pallogaritshme. Frutat e reja të pemëve, janë goditur thuajse të gjitha nga breshëri kokërrmadh.
Dëme pati edhe ne serat me luleshtrydhe. Për shkak të temperaturave të larta fermerët i kane lenë hapur serat duke u gjendur të papërgatitur për stuhinë pranverore. Këto ditë të majit stuhitë e breshërit përveç Fierit kanë përfshire edhe qytete të tjera, si Lushnjën e Korçën duke shkaktuar dëme të shumta në bujqësi./ abcnews.al