Shi dhe borë në të gjithë vendin, ARRSH tregon akset problematike: Ku duhet të lëvizni me zinxhirë

schedule13:38 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 13:38 - 6 Dhjetor, 2021

Moti i keq ka sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar se probleme janë hasur në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë ku ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

Ndërkohë në Valbonë, duke filluar nga km 18 po bien reshje bore. ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon pa probleme megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Vazhdojnë reshjet. Në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë ka pasur rënie të shumta gurësh dhe inertesh të cilat janë pastruar nga kontraktori dhe qarkullimi kryhet normalisht

Në Valbonë duke filluar nga km 18 po bien reshje bore, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!