ELBASAN- Një 23-vjeçare është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se shfrytëzonte vajza të reja për qëllime prostitucioni.
Policia thekson se e reja, se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.
Grupi hetimor dhe prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së 23-vjeçares dhe lidhjeve të saj, që shkonin deri në Ameriknë Latine./abcnews.al