Shfrytëzonte femrat për prostitucion duke i dhunuar, arrestohet shkodrani

schedule10:30 - 31 Gusht, 2019

schedule 10:30 - 31 Gusht, 2019

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se është arrestuar një 37 vjeçar i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”.

37 Vjeçari nga periudha 01.01.2012 deri ne 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhunë.

Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Operacioni për arrestimin e këtij personi është zhvilluarnga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombatër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, e shtetasit A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.
Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!