Shfrytëzonte fëmijën e saj të mitur për të lypur/ Tiranë, procedohet penalisht një 25-vjeçare

schedule10:18 - 25 Tetor, 2024

schedule 10:18 - 25 Tetor, 2024

Një 25-vjeçare është proceduar penalisht në Tiranë, pasi shfrytëzonte fëmijën e saj të mitur për të lypur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një 25-vjeçare për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Kjo shtetase është konstatuar në Rrugën e Elbasanit, së bashku me fëmijën e saj të mitur 1 vjeç e gjysmë, të cilin e kishte nxjerrë për të lypur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!