Shfrytëzonte 2 vajza për prostitucion, lirohet nga qelia Alban Dyrmishi i “Përputhen”

schedule12:38 - 9 Mars, 2022

schedule 12:38 - 9 Mars, 2022

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia, Alban Dyrmishin, i cili akuzohet se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi. Trupa gjykuese ka caktuar për Dyrmishin masën “arrest shtëpie”, duke e lënë të lirë.

29-vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi policia zbuloi skemën e shfrytëzimit të prostitucionit. Pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

Dyrmishi nuk është personazh i panjohur për publikun, pasi ka marrë pjesë në një program televiziv, “Përputhen”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!