Shfrytëzimi i të miturës për prostitucion, avokati i mjekut Dervish Hasi: Pas ngjarjes qëndron një politikan

schedule21:20 - 7 Shkurt, 2024

schedule 21:20 - 7 Shkurt, 2024

Roland Islami, avokati i mjekut, Dervish Hasi, që abuzoi me një të mitur, ka deklaruar në emisionin “Bardh a Zi”, se pas ngjarjes qendron një politikan. Sakaq, avokati ka zgjedhur që emrin mos ta bëjë publike.

“Do të bësh lajm ti? Ik e gjeje se kush politikani që qendron pas vajzës, mos u merr me mua. Cili është politikani? Ik e gjeje. Po, politikani, ta dëgjojë nga kjo studio. Ligji nuk u bë për doktorin. Emrin nuk e them këtu. Tradhtia nuk zgjidhet me burg, por siç e kanë zgjidhur shtetet e Amerikës, një person që tradhton dhe i provohet tradhtia, ai detyrohet të paguajë bashkëshorten gjithë jetës një vlerë monetare që i cakton gjykata. Kështu zgjidhet”, u shpreh Islami.

Kujtojmë që Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Pas denoncimeve të bëra në polici, ai ka thënë se vajza ka ardhur me dëshirën e saj. Pavarësisht se ajo ishte e mitur./abcnews.al