Shfrytëzimi i punëtorëve/ Hapet një hetim kundër Armani dhe Dior në Itali

schedule14:52 - 17 Korrik, 2024

schedule 14:52 - 17 Korrik, 2024

Autoriteti antimonopol italian njoftoi këtë të mërkurë se ka hapur një hetim kundër grupit Armani dhe grupit Dior për shkak të shfrytëzimit të punëtorëve nga furnitorët e markave të sipërpërmendura të modës.

Autoriteti mbikëqyrës për konkurrencë njoftoi se dyshon kompanitë e sipërpërmendura të modës për “sjellje të mundshme të paligjshme” në promovimin dhe shitjen e veshjeve dhe aksesorëve, gjë që bie ndesh me dispozitat e Kodit të Konsumatorit, raporton ANSA.

“Në të dyja rastet, kompanitë mund të kenë bërë deklarata të pavërteta për etikën dhe përgjegjësinë e tyre sociale, veçanërisht për kushtet e punës dhe respektimin e ligjit nga furnitorët e tyre”, shton rregullatori italian.

Disa furnitorë të Armani dhe Dior dyshohet se kanë punësuar punëtorë që kanë punuar me turne më të gjata se sa kërkohet me ligj, në kushte të papërshtatshme shëndetësore dhe sigurie, ndërsa pagat e tyre ishin tepër të ulëta.

Armani Group lëshoi ​​një deklaratë në të cilën hodhi poshtë akuzat dhe deklaroi se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet italiane në hetim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!