“Shfryn inatin” kundër qeverisë, prej 42 vitesh i shkruan çdo ditë letra gazetës lokale

schedule10:35 - 28 Shkurt, 2020

schedule 10:35 - 28 Shkurt, 2020

Bernie Carrol, 70 vjeç, është me shumë mundësi burri me më shumë opinione në Britani. Çdo ditë, për 42 vite, ai ka dërguar letra për gazetën lokale.

Gazeta Liverpool Echo ka dëgjuar prej tij që në vitin 1978, kur ai dërgoi letrën e tij të parë, ku tallte qeverinë e asaj kohe.

 

Ai tashmë ka çuar më shumë se 15.000 letra në redaksi shkruan Mirror.

E gjitha filloi si një mënyrë për Bernin që të shfrynte inatin për këshillin militant të viteve 70-80. Por me kalimin e viteve u vu re se nuk kishte asnjë temë për të cilën ai nuk ka shprehur mendimin e tij.

 

Ai ka shkruar letra për tema që nga buxheti i shtetit e deri te jashtëqitjet e qenëve.

Bernie shprehet: “E di që letrat e mia nuk do të sjellin ndonjë ndryshim real, por është një mënyrë për të shfryrë inatin tim.”

Letrat e tij janë kryesisht kritikuese, por dhe me shumë humor. Ai tha se ai shkruante çdo letër me dorë dhe harxhonte 20 £ në javë për postën.

Bernie dhe gruaja e tij Stephanie kurrë nuk patën fëmijë – kjo është arsyeja pse ai beson se  kishte kaq shumë kohë për të shkruar letrat e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!