Shfryhet operacioni për “vrasjet me pagesë”, i shpëtojnë burgut 5 nga 14 të akuzuarit, në qëli dy vëllezërit Beqiraj

schedule15:11 - 21 Nëntor, 2022

schedule 15:11 - 21 Nëntor, 2022

Gjykata e Durrësit nga 14 të ndaluarit ka vendosur lirimin nga burgu të 5 të akuzuarve, duke zbutur masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Operacioni i organizua me bujë të madhe për shkak të kapjes së  vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilët akuzohen si vrasës me pagesë.

Një person tjetër ishte liruar një javë më parë nga gjykata e Apelit  në Durrës, duke e çuar numrin e të liruarve në 6. Ndërkohë vëllezërit Beqiraj mbeten në burg.

Rrëmbimi i njërit prej vëllezërve Beqiraj në autostradën Tiranë-Durrës në fillim të tetorit 2022 zbuloi një varg krimesh duke çuar në pranga 15 persona në kuadër të operacionit “Porositësi” që u ndërmor më 4 tetor 2022.

Të arrestuarit u akuzuan si pjesë e një rrjeti kriminal të akuzuar për vrasje në Tiranë dhe në Durrës. Pikënisja e hetimeve ishte dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Ata rrëfyen para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Një tjetër krim i zbardhur është edhe masakra në rrugën “Don Bosko” Tirane, ku sipas policisë është vrarë personi i gabuar

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësi” ishin:

Gentjan Beqiraj

Indrit Beqiraj

Flamur Bejko

Pëllumb Hoxha

Idajet Hoxha

Armand Dalipi (Daka)

Fatjon Myrta

Blerim Elezi

Gentian Sheshi

Kujtim Deliallisi

Albano Hajdari

Fatjon Hajdari

Armando Lama

Altin Celami.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!