Përralla e vëllezërve Grim “Princi bretk” çel sezonin në Teatrin e Fëmijëve. Kjo pjesë vjen me regji të Flor Kokonës dhe ndërthur brezat e aktorëve si dhe teknikat.
Mjeshtra të kukullave dhe ata të cilët e kanë për herë të parë interpretimin me to janë bërë bashkë për premierën “ Princi Bretk” nga regjisori Flor Kokona.
Të interpretosh me kukull nuk është e lehtë , por për aktorin Elidon Alika është edhe përmbushja e një ëndrre të interpretosh krah mjeshtres Shëgushe Bebeti.
Ka nga ata të cilët gjejnë edhe tipare të përngjashme me personazhet. Por e veçanta e shfaqjeve për fëmijë është jo vetëm argëtimi, por edhe përçimi i mesazheve njerëzore.
Shegushe Bebeti edhe pse ka një jetë të tërë mes kukullave te çdo personazh jeton emocione të veçanta.
Shfaqja e cila si bazë ka kukullën është ndërthurur me projeksionin. Kjo bën që pjesa të jetë më e perceptueshme dhe interaktive për fëmijët, shpjegon mjeshtrja e kukullës Shegushe Bebeti.
Përralla e vëllezërve Grim “Princi bretk” çel sezonin në Teatrin e Kukullave pasditen e së ejntes.