Shfaqi probleme shëndetësore sapo hyri në ujë, ndërron jetë 66-vjeçari në Golem

schedule21:16 - 13 Korrik, 2023

schedule 21:16 - 13 Korrik, 2023

Një pushues ka ndërruar jetë këtë të enjte në Golem. 66 vjeçari nga Elbasani ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka hyrë në ujë për t’u larë. Dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët dhe roja e plazhit por gjatë gjatë transportimit në spital, me ambulancë ky shtetas ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!