Shfaqet virusi misterioz në Kinë, “pritet të infektojë me mijëra”

schedule11:06 - 18 Janar, 2020

schedule 11:06 - 18 Janar, 2020

Numri i njerëzve të infektuar tashmë nga virusi i mistershëm që shfaqet në Kinë është shumë më i madh se sa tregojnë shifrat zyrtare, kanë thënë shkencëtarët për BBC.

Ka pasur gati 50 raste të konfirmuara të virusit të ri, por ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se shifra është afër 1,700.

Dy njerëz dihet se kanë vdekur nga ky virus i cili u shfaq në qytetin Wuhan në dhjetor.

“Jam shumë më i shqetësuar sesa kam qenë një javë më parë,” tha shkencëtari për përhapjen e sëmundjeve, Prof Neil Ferguson.

Puna u krye nga Qendra MRC për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive në Imperial College London, i cili këshillon organet përfshirë qeverinë e MB dhe Organizatën Botërore të Shëndetit të tregojnë kujdes.

Singapori dhe Hong Kong kanë ekzaminuar pasagjerët nga Wuhan dhe autoritetet amerikane njoftuan se masa të ngjashme janë ndërrmarë në tre aeroporte kryesore në San Francisko, Los Angeles dhe New York.

Cilat vende janë më të prekura?

 

Çështja kryesore për problemin qëndron në rastet që u zbulohen në vendet e tjera.

Ndërsa përhapja  është përqendruar në qytetin qendror kinez, Wuhan, ka pasur dy raste në Tajlandë dhe një në Japoni.

“Kjo më shqetësoi mua”, tha Prof Ferguson.

Është e pamundur të dimë numrin e saktë, por përhapja e virusit duke përllogaritur popullsinë lokale dhe të dhënat e fluturimeve, mund të japë një ide.

Aeroporti Ndërkombëtar Wuhan i shërben një popullsie prej 19 milion njerëz, por vetëm 3.400 udhëtojnë në ditë ndërkombëtarisht, raporton abcnews.al.

Nga përllogaritjet e hollësishme, raportohen  1.700 raste.

Prof Ferguson tha që është “shumë herët për t’u alarmuar “, por ai ishte “shumë më i shqetësuar” sesa një javë më parë.

Zyrtarët kinezë thonë se nuk ka pasur raste që virusi të përhapet nga një person te tjetri.

Në vend të kësaj ata thonë se virusi ka kapërcyer pengesën e specieve dhe vjen nga kafshë të infektuara në një treg deti dhe kafshë të egra në Wuhan.

Prof Ferguson argumenton se: “Njerëzit duhet të marrin në konsideratë mundësinë e një transmetimi thelbësor nga njeriu në njeri më seriozisht”

Të kuptosh  se si po përhapet një virus i ri është një pjesë thelbësore e vlerësimit të kërcënimit që prej tij.

Çfarë është ky virus?

Mostrat virale janë marrë nga pacientët dhe janë analizuar në laborator.

Dhe zyrtarët në Kinë dhe Organizata Botërore e Shëndetit kanë arritur në përfundim se infeksioni është një koronavirus.

Koronaviruset janë një familje e gjerë e viruseve, por vetëm gjashtë prej tyre infektojnë njerëzit.

Ato shkaktojnë të ftohtin e zakonshëm, por sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes  (Sars) është një koronavirus që vrau 774 nga 8,098 personat të infektuar në vitin 2002 në Kinë.

Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se është më e lidhur me Sars se çdo koronavirus tjetër njerëzor./ Përshtati në shqip: abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!