Shfaqet në kinema premiera e filmit “ Dy gisht mjaltë“. Komedia ka protagonistë kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, që sjellin me nota humori, romancën dhe peripecitë e një çifti të sapo martuar.
Shfaqet në kinema komedia e filmit “Dy gisht mjaltë“. Dy protagonistët kryesorë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, sëbashku me aktorët më të njohur të humorit shqiptar sjellin romancën dhe peripecitë e një çifti të sapomartuar.
Filmi “Dy gisht mjaltë“ bashkon artistë, politikanë dhe njerëz të njohur në premierën e tij. Komedia e shumëpritur më në fund shfaqet në kinema. Producenti dhe aktori kryesor Ermal Mamaqi nuk kursen batutat as në tapetin e kuq.
Elvana Gjata shprehet e lumtur që bën realitet ëndrrën e saj për realizimin e një filmi. Në qendër të filmit është një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë.
Siklet për Elvana Gjatën kanë qenë skenat romantike me vëllain e saj siç e quan ajo Ermal Mamaqin, ndërsa Mamaqi rendit dasmën.
Elvana Gjata tashmë po punon për një projekt të ri muzikor.
Në këtë komedi janë bërë bashkë emrat më të njohur të aktorëve shqiptarë, që prej vitesh kanë argëtuar publikun me humorin e tyre. Edhe Erjon Veliaj vjen si aktor ne filmin “Dy gisht mjaltë”.
Një film që përcjell një realitet shumë të njohur, për shumicën e shqiptarëve. Prindër që ndikojnë në jetën e dy të rinjve, duke u shkaktuar jo pak probleme.
“Dy gisht mjaltë” i referohet martesës në fillimet e saj, por më pas jo gjithçka shkon ashtu siç mendohet. /abcnews.al