“On my way to Albania, cant wait to come back”
Ky selam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ccliruar Sali Berishën nga ankthi se mos edhe kryestrategu i tij e kishte braktisur.
Me entuziazëm Berisha e konsideroi La Civitan jo një strateg fushate, po faktor botëror elektoral.
“Tani, Chris LaCivita është kryestrategu i fushatës elektorale të fitores së PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Chris LaCivita është faktikisht faktor botëror elektoralKjo nuk mund të mohohet.”
Berisha ka besim se ashtu si me Trump, magjistari La Civita me ardhjen e tij do ia përmbysë gjithë sondazhet për opozitan.
“Ju e keni parasysh se si ky njeri arriti të mbikalojë një Everest të një propagande të shfrenuar, të pandalshme mashtrimesh, censurash kundër presidentit Trump.Se si kjo fushatë arriti të dominojë mbi miliardë euro polle për të mashtruar qytetarët.”
I xhelozuar nga pasaportat europiane dhe flirti me Lulzim Bashen, doktori ftoi Ramën të mos merret me të, por të bëjnë bashkë një debat publik për integrimin europian.
“Premton pasaporta europiane, pra pasaporta europiane me emigracion. Flet për zhaba e bretkosa, ka gjetur Lul Bravën tani. Po hajde në debat publik, për integrimin europian psh.”