Petrit Lekaj, babai shqiptar që vrau vajzën e tij në Australi, është shfaqur krejtësisht i transformuar në gjykatë. Në korrik të vitit 2019, 49-vjeçari ekzekutoi me thikë vajzën e tij, Sabrina Lekaj.
Së fundmi 49-vjeçari doli para trupës Gjykuese në Gjykatën Supreme, ndërsa transformimi i tij në pamje bie menjëherë në sy.
Gjatë këtyre muajve Lekaj ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Në dëshminë para trupës gjykuese, ai pranoi se i kishte marrë jetën vajzës së tij. “Unë e bëra”, tha ai.
Në intervistën policore të publikuar nga gjykatësi, Petrit Lekaj përshkruan goditjen me thikë dhe mbytjen e vajzës së tij Sabrina ndërsa zbulon edhe keqardhjen e tij të thellë.Rrëfimi është regjistruar në një institucion të shëndetit të shëndetit mendor, ku ai u mbajt disa muaj pas vrasjes së së bijës.
“E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë… ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër. Unë vetëm vazhdova të goditja me thikë … ajo ishte duke shkelmuar, duke shkelmuar derën dhe dritaren. “Pasi ajo nuk mund të lëvizte, unë godita me thikë veten, pse e godita me thikë atë, pse e bëra atë gjë.”
Vendimi për Lekaj pritet të jepet javën e ardhshme, ndërsa rrezikon burgim të përjetshëm. /abcnews.al