Katër persona kanë vdekur nga ethet hemorragjike të shkaktuara nga virusi Ebola në Guinea.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ky është shpërthimi i parë që nga 2013 kur ishte dhe shpërthimi i parë i sëmundjes në Afrikën Perëndimore.
Ministri i Shëndetësisë i Guinesë Remy Lamach, në një deklaratë për mediat është shprehur se me ngjarjet e fundit dhe me katër jetët e humbura ato janë të shqetësuar në lidhje me përhapjen e sëmundjes.
Kreu i Shërbimit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore (ANSS) dr. Sakoba Keita, ka thënë se pas vdekjes së një infermieri në Gueke dhe disa pjesëmarrës në varrim kanë shfaqur simptoma të sëmundjes siç është diarre, të vjella dhe gjakderdhje.
Nga këta tetë të infektuar tre kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim jmjeksor në spital.
Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2013, kur Ebola u përhap në më pas në Liberi dhe Sierra Leone, u shua në 2016, pasi goditi 10 vende të Afrikës Perëndimore, si dhe Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara, dhe u mori jetën më shumë se 11,300 njerëz në një total prej 28,600 rastesh./abcnews.al