Emri i tij ka qarkulluar gjatë këtyre ditëve si një opsion për pankinën e Milanit dhe Andriy Shevchenko ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Ish-sulmuesi fantastik i “Djallit”, aktualisht trajneri i Ukrainës, në një prononcim për Gazzetta dello Sport ka mohuar këtë mundësi.
Milanin e ka në zemër, por është e pamundur që të rikthehet në këto momente. Sheva ëndërron të kualifikojë vendin e tij në Euro 2020 dhe ka besim te puna e drejtuesve Maldini-Boban.
“I dua të mirën Milanit, por drejtuesit nuk më kanë kontaktuar. Jam trajner i Ukrainës dhe jam i impenjuar ndaj vendit tim. Dua të kualifikohem në Euro 2020 me djemtë e mi. Di të them që Maldini dhe Boban janë garancia e vërtetë e Milanit, që do të dijë të rikthehet.
Ndodhem në Milano për të parë nga afër disa lojtarë të mi. Pas ndeshjes do të darkoj me miqtë e mi të Milanit. E duam fort njëri-tjetrin dhe qëndrojmë bashkë sa herë takohemi”, thekson Andriy Shevchenko. /abcnews.al