Andriy Shevchenko ka kaluar vitet më të bukura të karrierës në Itali. Te Milani ishte një nga sulmuesit më të fortë në planet dhe me kuqezinjtë fitoi titullin, Champions League dhe “Topin e Artë”.
Prej vitit 2016 drejton Ukrainën e tij, të cilën e dërgoi në çerekfinalet e Euro 2020 (u eliminua nga Anglia pas humbjes 4-0 në “Olimpico” të Romës).
Italianë e ka në zemër dhe me anë të një postimi në Instagram uron Roberto Mancinin dhe të gjithë kombëtaren e kaltër për mbërritjen në finalen e madhe të turneut.
“Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin ukrainas, gjithë tifozët kuqezi të Milanit dhe të gjithë tifozët italianë që na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë në Euro 2020.
Dua të uroj Roberto Mancinin, stafin e tij dhe të gjithë lojtarët për atë që kanë bërë deri tani dhe për mbërritjen në finale“, shkruan ish-sulmuesi i madh ukrainas. /abcnews.al