Sheshi “Skënderbej” në mbrëmje do të kthehet në skenë koncerti

schedule13:30 - 29 Nëntor, 2018

schedule 13:30 - 29 Nëntor, 2018

Sheshi “Skenderbej” në mbrëmje do të kthehet në skenë koncerti. Aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës për të festuar 28 nëntorin do të kulmojnë me ngjitjen në skenë të zërave të njohur të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma u pritën në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në shenjë vlerësimi iu dorëzoi Kullën e Sahatit.

Aurela Gaçe, këngëtare: “Unë jam vërtet shumë e nderuar që do të këndoj sot në shesh për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ata që duan të festojnë, për të gjithë ata që fundi i fundit duan të këndojnë, të buzëqeshin. Unë kam një parim: Jeta është shumë e shkurtër dhe nesër askush nga ne nuk e di çfarë do të ndodhë. Jam nga ato natyra që e jetoj jetën si të më vijë për momentin, sot do bëjmë namin”, tha Aurela Gaçe.

Në skenë do të ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Ndërkohë që të pranishëm do të jenë edhe zëra të tjerë të njohur te muzikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!