Sheshi “Skënderbej”, çmim i parë në konkursin në Barcelonë

schedule19:42 - 20 Qershor, 2018

schedule 19:42 - 20 Qershor, 2018

Sheshi “Skënderbej” vlerësohet me çmim të parë në konkursin e arkitekturës dhe shfrytëzimit të hapësirave publike.

Çmimi u akordua nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës dhe gjashtë institucionet evropiane më të rëndësishme të arkitekturës dhe dizajnit në Europë. Vlerësimi u bë nga një juri e njohur ndërkombëtare e kryesuar nga arkitektja Olga Tarraso. Shqipëria konkuroi në këtë garë me tre projekte finaliste sheshin “Skënderbej”, Lungomaren e Vlorës dhe shëtitoren bregdetare të Himarës.

Sheshi “Skënderbej” u përzgjodh mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane, ndërsa më parë ishte zgjedhur mes 25 projekteve finaliste. Çmimin e terhoqi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të studios projektuese.

Ky çmim vjen pas vlerësimeve që Sheshi “Skënderbej” mori në bienalen e Çikagos një vit më parë./abcnews.al