Sheshi i frymëzuar nga qilimat ndodhet në këtë zonë të bukur turistike shqiptare

schedule16:34 - 5 Korrik, 2021

schedule 16:34 - 5 Korrik, 2021

Përgjatë bregdetit të Liqenit të Shkodrës, projektuesit kanë krijuar një shesh publik 215,000 metra katrorë të quajtur Sheshi Shiroka. Kjo hapësirë ​​e re publike është e mbuluar me gurë graniti që imitojnë modelet e një qilimi tradicional. Një gamë e ngjyrave është përdorur për të bërë dallime midis korsive të makinave, zonat për këmbësorë dhe zonave të tjera. Brenda kombinit të ngjyrave, një nuancë dytësore përdoret për të krijuar detajet gjeometrike të frymëzuara nga qilimat karakteristikë shqiptarë.

Projekti i rrugës dhe sheshit ndihmon për të rigjallëruar një zonë që ishte rrethuar më parë nga struktura të paligjshme të ndërtuara gjatë rënies së komunizmit në Shqipëri.

“Projekti jo vetëm që synon të restaurojë fizikisht dhe funksionalisht bregun e lumit Shiroka, por edhe të rindërtojë ndjenjën e përkatësisë dhe të lidhjes me hapësirën publike,” thotë firma e dizanjit Casanova + Hernandez, e cila e porositur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është përkujdesur për të sjellë një jetë të re në këtë zonë.

Fotot e realizuara nga Ergys Zhabjaku:

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!