Sherrin në rrjetet sociale e “sqarojnë” tek shkolla, plagoset me thikë gjimnazisti në Pogradec

schedule14:57 - 8 Mars, 2022

schedule 14:57 - 8 Mars, 2022

POGRADEC –  Një gjimnazist ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Pogradecit.

Burime për ABC bëjnë të ditur se sherri ka nisur në rrjetet sociale mes dy personave.  Raportohet se pranë shkollës “Gjergj Pekmezi”, nxënësi i kësaj shkolle i identifikuar si J.L, ka goditur me thikë një person tjetër. I plagosur mësohet se aktualisht është në spitalin e Pogradecit në reanimacion.

Policia ka mundur të ndalojë J.L, ndërkohë morën në pyetje dhe disa nxënës të tjerë. /abcnews.al/