Mesfushori i Liverpool, Fabinho, është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për sherrin mes dy yjeve të skuadrës, Sadio Mane dhe Mohammed Salah. Dy sulmuesit e të kuqve replikuan ashpër me njëri-tjetrin për një pasim të munguar, sherr që mori vëmendjen të gjithë mediave në Angli.
Liverpool nuk e ka luksin që të ketë probleme në ekip, sidomos mes dy lojtarëve më të mirë, por mesa duket, gjithçka është sheshuar. Këtë gjë, e konfirmoin dhe braziliani Fabinho, i cili tha: “Ajo zënkë nuk ishte as e para e nuk do të jetë as e fundit.
Sadio dhe Mo janë miq shumë të mirë, folën në dhomat e zhveshjes dhe gjithçka është në rregull. Ata janë shembull dhe për lojtarët e rinj që kemi në skuadër dhe e kuptojnë këtë gjë. Dy profesionistë të jashtëzakonshëm”, përfundoi Fabinho./abcnews.al