Pak kohë më parë, bëri bujë në media sherri mes Anxhelina Hadërgjonajt me Beatrix Ramosajn. U raportua se shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili njihet për miqësinë që ka me familjen Kardashian-Jenner. Në një intervistë për Prive, Anxhelina ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për zënkën me kushërirën e saj, duke thënë se arsyeja nuk ka qenë miku i saj, Arieli.
“Çfarë nuk shkruhet në internet dhe nganjëherë them që do të nxjerr një story dhe do t’i sqaroj, por pastaj them se pse të sqarohem se njerëzit kanë për të folur çfarë të duan dhe kështu që me Beatrixin ka qenë një zënkë e tipit, pse ma dhe e pse ta dashë, jepma mua, e pata unë, pa lidhje. Beatrixit i mbet hatri shumë. Më pati hequr nga followersat, e pati me mua dhe hoqi mamin, Agnesën, i hoqi të gjithë. Pastaj dhe unë e mbajta inatin, thoja pse ma ka hequr follow-in.
Unë u bëra gati të thoja se nuk ka lidhje çfarë thonë njerëzit se unë Beatrixin e kam si Agnesën, motër. Normal që të mbet hatri shumë tek dikush që e do sesa tek dikush që nuk të intereson, kështu që më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë “hangër” se s’ka dashur që Arieli t’i ndihmojë. Unë për të ndihmuar Trixin bëhem copë vetë. Më vinte shumë inat kur thonin njerëzit që janë zënë për këto gjëra banale, por nuk është e vërtetë, ka qenë një zënkë.“, u shpreh këngëtarja.
Ndërkohë, kujtojmë që Anxhelian i është rikthyer muzikës pas shumë vitesh mungesë. Duke folur për arsyen pse qëndroi kaq gjatë në pauzë, këngëtarja u shpreh se me largimin e saj në SHBA ishte e përqendruar më shumë tek shkolla dhe për këtë arsye, muzika kishte kaluar në plan të dytë. /abcnews.al