Sherri për pronën, qëlloi në drejtim të xhaxhait, policia arreston 20-vjeçarin

schedule17:49 - 19 Nëntor, 2019

schedule 17:49 - 19 Nëntor, 2019

Një konflikt për çështje pronësie ndodhur më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor të Pezës për pak përfundoi me viktima. Policia ka kapur 20-vjeçarin të shpallur në kërkim, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij dhe bën të ditur se çështjet e pronësisë sollën përplasjet mes tyre. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë. Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.

Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

  1. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!