Plagosen me thika 4 të rinj pas sherrit për një vajzë

schedule12:02 - 8 Maj, 2018

schedule 12:02 - 8 Maj, 2018

Katër të rinj të moshës 18-19 vjeç kanë mbetur të plagosur në një ngjarje të ndodhur rreth mesditës së sotme përballë institucionit të Presidencës. Të lënduar janë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimin që ishte berë një vajze një ditë më parë.

Katër të rinj e kishin lënë të sqaronin këtë të martë ngacmimin e një vajze që kishte ndodhur një ditë më parë fare pranë godinës së rektoratit të Universitetit Politeknik në Tiranë.

Por, situata doli jashtë kontrollit dhe përleshja me thika ndodhi përballë selisë së Presidencës.

Dy kushërinjtë, Jurgen dhe Feliks Lleshi, të dy 18 vjeç, qëlluan fillimisht me thikë Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku. Sipas policisë, të plagosur mbetën edhe vetë dy autorët, ku në spital u dërguan me plagë të katër personat e konflitkuar.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, teksa kanë marrë plagë në krahë, shpatull dhe në këmbë. Ata janë studentë të Universitetit Politeknik, dhe ndjekin studimet në vitin e parë, dhe dyshohet se vajza, e cila ka qenë edhe molla e sherrit është edhe afërmja e dy të rinjve me mbiemër Lleshi.

Këto janë pamjet pas grindjes. Dy prej tyre duken të gjakosur teksa mbahen të shtrirë në tokë nga efektivët e policisë. Uniformat blu kaë bërë të mundur ndalimin e tyre dha pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore do të nisë procesi i marrjes në pyetje.

Vetëm pak ditë më parë në kryeqytet ndodhi plagosja e një çifti, pasi tre persona qëlluan me thikë mbi ta. Sipas dëshmisë që dhanë pas arrestimit, tre autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, njëri prej tyre kishte qenë i fiksuar me 23-vjeçaren, e cila po jetonte një lidhje dashurie me djalin që e shoqëronte në momentin e plagosjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!