Sherri pas ndeshjes, Kukësi e Tirana i druhen Disiplinës

schedule10:46 - 22 Shtator, 2019

schedule 10:46 - 22 Shtator, 2019

Kukësi e Tirana u përballën një ditë më parë në “Elbasan Arena” dhe në fund të takimit pati tension. Gjithçka nisi në fushë, ku u përplasën Besar Musolli dhe Agustin Torassa. Këta të dy thuhet se janë kapur edhe në tunel, ndërkohë që më pas e gjitha është kthyer në një “betejë”. Më së shumti ka pasur shtyrje dhe gjërat janë qetësuar.

Delegati i ndeshjes ka mbajtur shënime, ndërkohë që në ndihmë mund të vijnë edhe kamerat. Në mesjavë pritet që Komisioni i Disiplinës të mblidhet dhe të vendosë mbi atë që ka ndodhur në “Elbasan Arena”.

Si te Kukësi, ashtu edhe te Tirana që ka derbin përpara, shpresojnë që të mos ketë dënime lojtarësh. Një gjë e tillë do i penalizonte këto dy ekipe, edhe pse në organikë kanë mjaft lojtarë të rëndësishëm. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!