Komisioni i Disiplinor i LFP ka marrë vendimet mbi sherrin e ndodhur në fund të ndeshjes mes PSG dhe Marseille. Layvin Kurzawa, mbrojtësi i PSG, është ai që është dënuar më shumë duke u pezulluar me gjashtë ndeshje.
Jordan Amavi ia ka hedhur me tre ndeshje pezullim, kurse Neymar dhe Leandro Paredes pezullohen me nga dy ndeshje dhe nga një tjetër e kanë me kusht, në varësi të sjelljes së tyre. Sulmuesi Dario Benedetto do të qëndrojë jashtë vetëm një ndeshje, ndërkohë pritet vendimi edhe për dy lo9jtarë të tjerë.
« Aucune preuve vidéo contre Di Maria ! » pic.twitter.com/azn8bv3ZZq
— ?? ????? ??????????? (@Toto_RiinaOM) September 14, 2020
Alvaro Gonzalez është nën hetim, pasi ishte një nga pjesëtarët më të rëndësishëm të sherrit dhe Nyemar e ka akuzuar për ofendime raciste. Sa i takon Angel Di Maria, që kamerat e kanë kapur duke pështyrë, ai do të dalë para Komisionit të Disiplinës dhe të japë deklaratën e tij, para se të merret vendimi për dënimin. /abcnews.al