TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se skenat e sotme në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë një shfaqje e koordinuar, dhe si regjisor kanë kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se sherret, synojnë të largojnë vëmendjen nga çështjet, të cilat kanë interes primar për qytetarët shqiptarë.
“Teatrit i reformës zgjedhore dhe me ndihmën e regjisorit të kësaj shfaqjeje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. Debati është zhvendosur në lloj temash të tjera, se nuk dua të përdor gjuhë nënçmuese, por janë jo në thelbin e interesit ë shqiptarëve. Ka një komplot, duke nisur nga Edi Rama dhe PS dhe të tjerë bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret, që mos të kemi listën e hapur, që kandidatë të vazhdojnë t’i emërojnë kryetarët e partive dhe të jenë sipas emërimeve të tyre dhe të jenë produkt i kryetarëve të partive dhe jo produkt i zgjedhjes nga qytetarët. Hapen debate të qena dhe të paqenë, për të hequr debatin nga thelbi. Shfaqja e paradites ishte shfaqje e mirëkoordinuar njësoj si shfaqje e burrecëve që sulmuan zonjat deputete, për të hequr vëmendje nga interesi i qytetarëve”-u shpreh Basha./ n.m.abcnews.al

