Sherri në futbollin e femrave, presidenti i Vllaznisë: Kërkojmë drejtësi

schedule17:29 - 30 Nëntor, 2023

schedule 17:29 - 30 Nëntor, 2023

Presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazer Matija, përmes një konferencë për mediat, ka kërkuar drejtësi për ngjarjen e rëndë të ndodhur para pak ditësh në ndeshjen Tirana – Vllaznia, ku futbollistet femra u përplasën fizikisht.

Matija, thotë se kjo është një njollë e zezë për futbollin shqiptar dhe organizimi i ndeshjes ka dështuar sepse nuk kishte asnjë mase sigurie.
Presidenti kuqeblu thotë se ngjarjet janë një skenar i parapërgatitur për të rrëzuar Vllazninë, e cila në 10 vite është ekipi absolut në Shqipëri dhe objektivat e saj janë vetëm për kupat e Europës.

“Nuk mund të them sa persona kanë qenë në fushë, por ka pasur një numër të konsiderueshëm që nuk kanë lidhje me sportin. Një goditje nga mbrapa unë nuk e di kush ka goditur por në ditët në vijim edhe mund të dalin ata persona. Një i pabesë godet nga mbrapa.

Mund ta them me bindje që kam prit problematika nga Fieri dhe Tirana sepse situata të tilla janë provokuar sepse e kanë parë që Vllaznia mund ta fitojë kampionatin. Edhe nëse unë do isha kundërshtar me Vllazninë sot do kisha dëshrië ta mundja edhe t’i merrja titulli, por kurrë në këto nivele. Unë e kam bërë me dijë që po luhet pisët kundër Vllazninë, dhe kjo lojë e pistë mund të çohet edhe më keq se kaq. Kemi pas edhe njerëz të dëmtuar po nuk kemi dalë këtu me bë viktimën”, tha Matija./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!