Një incident është shënuar në “Mad Video Music Awards 2022”, një nga evenimentet më të rëndësishme në Greqi. Dy reperët, Light dhe Snik janë përplasur me njëri-tjetrin ku për rrjedhojë ka mbetur e plagosur prezantuesja Roula Koromila.
Një foto që po bën xhiron e rrjetit tregon prezantuesen e cila është ulur në shkallë dhe duket se ka lënduar këmbën. Sherri i ashpër ka ndodhur në kohën kur këngëtarja e njohur Elena Paparizou po përgatitej të merrte një çmim nga Ioanna Paliospyrou.
Αυτό είναι επίπεδο τον ουγκανον και της ουγκανικης κουλτούρας που δοξαζετε! #MadVMA22
pic.twitter.com/LKQ9Huyhvk— nap queen ? (@OberlinMix) June 22, 2022
Në video, Elena Paparizou shihet e tmerruar. Në fakt duket se këngëtarja ka bërë një përpjekje të madhe për t’u larguar. Madje asaj iu desh të shkelte sediljet duke u përpjekur të largohej, ndërkohë që reperët vazhdonin të shkëmbenin grushta.
/abcnews.al