A ka pasur përplasje mes Nevil Dedes, trajnerit të Tiranës, dhe Tefik Osmanit, drejtorit teknik të klubit bardheblu? Refik Halili, kreu i kampionëve të Shqipërisë, mohon gjithçka në emisionin “Pressing” në ABC.
“Përplasje mes trajnerit dhe drejtorit? Ju e keni njohur shumë mirë futbollistin Osmani, i cili është një njeri korrekt dhe i saktë. Nuk ka pasur asnjë lloj përplasje, Nevili do të punojë shumë rehat, ja u garantoj këtë.
Janë një, bashkë me Devi Mukën, kanë qëndruar bashkë dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Nevili është i pari i skuadrës, Osmani është drejtori, është i detyruar t’i shkojë skuadrës në mbështetje, ai jep kontributin e vet të jashtëzakonshëm, do të dalë nga njerëzit kryesorë që e mbështet në mënyrë të përkryer skuadrën.
Dede? Ishte zgjidhje e shpejtë, kam marrë edhe mendimin e specialistëve të skuadrës. Zgjedhja ka qenë e jona, dikush bëhet gjithmonë sebep. Nuk jemi lodhur për të rënë dakord bashkarisht. Vjet në Korçë përplasje mes ish-trajnerit dhe Osmanit?
Është e vërtetë, kam qenë prezent në dhomat e zhveshjes. Një lodhje e madhe, qëndruan në stol lojtarë si Osmani dhe Karabeci, ndoshta do të jetë bërë padashje, jam i bindur që është pa dashje. Osmani u fut një minutë në lojë, krijoi mërzi dhe e mori personale, sikur gjoja po donin të talleshin me të, por e hijshme nuk ishte“, deklaron Halili. /abcnews.al