Janë proceduar penalisht 6 shtetas të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sherri mes të rinjve sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.
“Stacioni i Policisë Konispol ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit, 22 vjeç, 19 vjeç, 18 vjeç, , 18 vjeç, , 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, banues të gjashtë në Konispol, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Konispol, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur dhe shkopinj, ku si pasojë kanë pësuar dhe dëmtime fizike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/