Ish anëtari i OTR, Blazer e ka konsideruar sherrin e bujshëm mes Noizy-t dhe MatoLales si një show. I ftuar në emisionin Explus, ai u shpreh: “Nuk më intereson, këto janë thjesht show, marketing. Mendoj dhe jam i sigurt. Gjithmonë ka një arsye për të nisur debatet, pasi njerëzit e caktojnë vetë atë nëse duan ta bëjnë publike apo jo.”
Ndonëse kanë një bashkëpunim tejet të suksesshëm, raporti mes Noizy-t dhe MatoLale u kris dhe vazhdon të jetë i tensionuar. Përplasja arriti kulmin me publikimin e këngës së këtij të fundit, Resto, që ishte një diss i hapur ndaj Noizy-t. Ai shprehej se nuk do ta harronte mbështetjen e reperit në fillimet e karrierës së tij, por e cilësonte si egoist.
Kënga e tij solli reagimin e Noizyt, i cili i përmendi faktin se mori famë prej tij dhe se do t’i harrohej shumë shpejt emri ashtu siç ka ndodhur me të tjerët që kanë dalë kundra tij. Më pas, Noizy fshiu dhe këngën e tyre “Adrenaline”, që ishte një një ndër hitet më të suksesshme e cila gjeneroi miliona klikime në Youtube. /abcnews.al