Sherri me thikë në Sauk/ Kandidati i LSI-së për deputet përfshihet në konflikt, në kërkim autorët

schedule10:10 - 18 Prill, 2021

schedule 10:10 - 18 Prill, 2021

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Klodian Doka ka mbetur i plagosur me thikë e me sende të forta bashkë me dy vëllezërit e tij.

Tre të rinjtë janë konfliktuar me disa persona të tjerë po mbështetës të LSI-së.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën “Selim Braha”, në Sauk të Vjetër, pranë zyrave elektorale të LSI-së.

30 vjeçari Klodian Doka dhe vëllai i tij Eltioni u plagosën me sende të forta, ndërsa 27 vjeçari Roland Doka, ndodhet në Spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën pasi u qëllua me thikë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, Eni Sada, Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu.

Burime pranë uniformave blu sqaruan se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, për shkak të një vajze me argumentin se është folur keq për të.

Gjithashtu, në gjendje të lirë për veprën penale të kanosjes është proceduar edhe shtetasi Basri Hakcani, pasi ka kërcënuar Klodian Dokën, i cili renditet i 32-ti në listë.

Informacioni

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!