Tre persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Korçës, si autorë të dyshuar për sherrin me thika. Mes tyre kalimtarë dhe dëshmitarë okularë, të cilët mund të kenë dijeni lidhur me konfliktin që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele, në një lokal në hyrje të “Parkut Rinia”.
Sherri me thika, dyshohet të ketë nisur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy grupeve. Nga ky sherr mbetën të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në spital për të marrë kujdes mjekësor./abcnews.al

