Sherri me thika mes familjes shqiptare dhe rumune, arrestohet edhe një tjetër person

schedule19:22 - 29 Tetor, 2020

schedule 19:22 - 29 Tetor, 2020

Një tjetër person është arrestua pas sherrit që përfundoi në përdorimin e thikave natën e 3 tetorit të kaluar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i arrestuari është një nga pjesëmarrësit në përleshjen midis shqiptarëve dhe rumunëve.

Në fund të hetimeve policia arriti në identifikimin e një burri me origjinë shqiptare. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije besohet të jetë autori i plagosjes së të miturit gjatë përleshjes.

Pasi raportuan faktet në Prokurorinë Publike në Viterbo, e cila kërkoi urdhrin e arrestit nga gjyqtari, karabinierët dje prangosën shqiptarin.

Nga përleshja e dhunshme në Caprarola midis një familjeje shqiptare dhe një rumune, tre persona përfunduan në spital, mes tyre edhe një i mitur.

Karabinierët arrestuan menjëherë pas ngjarjes dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe raportuan pesë shtetas të tjerë midis rumunëve dhe shqiptarëve (përfshirë të miturin e dëmtuar) për përleshjen duke i akuzuar ata edhe për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!